Lajme

Aliu e Nikoloski do të vizitojnë punimet në rrugën Prizren–Tetovë

21 ditë më parë
nga:N K

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut Aleksandar Nikoloski, sot do të vizitojnë punimet që janë bërë deri më tani në Lot 3, përgjatë trasesë së hapur në rrugën Prizren-Tetovë.

Ndryshe edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ditë më parë ka bërë ditur se janë bërë përgatitjet për fillimin e ndërtimit të rrugës nga Tetova deri te vendi ku do të hapet tuneli në drejtim të Prizrenit.

Ai u shpreh se janë ndarë mjete edhe për projektin e tunelit.

Me ndërtimin e rrugës, arritja nga Tetova në Prizren do të jetë për rreth 30 min nga 3 orë sa është aktualisht.