Lajme

Aliu: Çdo ditë një punë më shumë e përfunduar në Ferizaj, një pamje më e bukur, një dobi tjetër për qytetarët!

09/10/2021 22:17
nga:M K

Komuna e Ferizajt po vazhdon rregullimin e infrastrukturës rrugore.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu Agim Aliu tha se çdo ditë po përfundohet nga një punë më tepër, që është një pamje më e bukur për qytetarët, një tjetër dobi për qytetarët, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Çdo ditë, një punë më shumë e përfunduar, një pamje më e bukur, një dobi për qytetarët. Është Ferizaj në të cilin, çdo mëngjes sheh një ndryshim, një të mirë publike që investohet.

Kështu u rregullua sinjalistika në rrugën “Driton Islami”, duke i shërbyer sigurisë së qarkullimit rrugor të qytetarëve.

/GazetaBlic/