Komuna e Ferizajt po vazhdon rregullimin e infrastrukturës rrugore.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu Agim Aliu tha se çdo ditë po përfundohet nga një punë më tepër, që është një pamje më e bukur për qytetarët, një tjetër dobi për qytetarët, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Çdo ditë, një punë më shumë e përfunduar, një pamje më e bukur, një dobi për qytetarët. Është Ferizaj në të cilin, çdo mëngjes sheh një ndryshim, një të mirë publike që investohet.
Kështu u rregullua sinjalistika në rrugën “Driton Islami”, duke i shërbyer sigurisë së qarkullimit rrugor të qytetarëve.
/GazetaBlic/