Lajme

Aliu: Bujqit e fermerët kanë qenë prioritet i qeverisjes sonë gjatë gjithë mandatit

09/09/2021 17:11
nga:M K

Kreu i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se bujqit dhe fermerët e kësaj komune kanë qenë prioritet për qeverisjen e Aliut gjatë gjithë mandatit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Aliu konfirmoi edhe shpërndarjen e 35 roto-kosave që sipas tij do të jenë ndihmë e madhe për vazhdimin e punës së tyre të vyeshme, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Gjatë gjithë mandatit, bujqit e fermerët ferizajas ishin prioriteti ynë, duke u mbështetur si asnjëherë më parë nga asnjë qeverisje lokale paraprake. Janë miliona euro subvencione, pajisje e mekanizëm bujqësor që shpërndamë për bujqit e fermerët ferizajas. Edhe sot, shpërndamë 35 roto kosa, mekanizëm ky që do të lehtësoj skajshmërisht veprimtarinë e fermerëve përfitues.
T’i gëzojnë e shtofshin begatinë në punën e tyre të përditshme!

/GazetaBlic/