Portieri i Liverpool, Alisson Becker është shpallur Lojtari i Javës i UEFA-s në Champions League.
Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo zuri vendin e dytë, i ndjekur nga sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane në të tretin, dhe mesfushori i Arsenalit, Martin Odegaard në të katërtin.
Në ndeshjen e raundit të 16-të me PSG-në (0:1), portieri brazilian bëri nëntë pritje – më e mira në karrierën e tij në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve – duke e mbajtur skuadrën e tij në lojë.
Këtë sezon, Alisson ka luajtur 26 ndeshje për Liverpool-in, duke pësuar 20 gola dhe duke siguruar 12 herë portën e pastër.
/GazetaBlic Sport


