Portieri i Liverpoolit, braziliani Alisson, po stërvitet me kapacitet të plotë dhe do të jetë gati të rikthehet në aksion për ndeshjen e planifikuar për fundjavën e ardhshme.
Liverpooli do të përballet me Nottingham Forestin, dhe informacionet tregojnë se braziliani është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.
Ai mungon që nga 20 shtatori, kur pësoi një dëmtim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Galatasarayt, dhe ndërkohë, Giorgi Mamardashvili mori përsipër portën.
Liverpooli është në një krizë rezultatesh dhe loje, dhe ndoshta rikthimi i Alisson do t’i japë fund kësaj.
/GazetaBlic Sport


