Sporti

Alirifa flet si trajner i Malishevës: Nuk do të nxitojmë me transferimet, ka ardhur koha e progresit në objektiva

06/21/2023 23:07
nga:Mergim Rreci

Malisheva e ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri, Senad Alirifa.

Trajneri Alirifa do të jetë në krye të skuadrës për edicionin e ardhshëm dhe vjen si pasuesi i Bylbyl Sokolit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ishte kryetrajner i Malishevës plot tri vite. Nga Liga e dytë duke e kualifikuar në Ligën e parë. Në Ligën e parë pati suksese impresive duke e lënë skuadrën në krye të tabelës në sezonin pranveror dhe të përgatitur për Superligë.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Alirifa u deklarua si trajner i ri i skuadrës, duke folur për planet dhe objektivat e përbashkëta që palët kanë.

“Jemi në procesin e ndërtimit të skuadrës, nuk do të nxitojmë në transferime, do të angazhojmë lojtarë cilësorë. Normalisht që pas dy sezonesh skuadra i ka kaluar ato barriera për mbijetesë, ka më shumë përvojë dhe normal që tani vjen epoka e progresit në skuadër. Le të shohim se si do të shkojnë gjërat në të ardhmen“, tha Alirifa.

/GazetaBlic Sport/