Skuadra e Llapit ka arritur fitore të madhe në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultatin 0-1, falë golit të sulmuesit Festim Alidema.
Alidema është rikthyer në formën e dikurshme dhe tashmë ka shënuar në dy ndeshje radhazi për ekipin e Tahir Batatinës, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi kosovar potencon se Llapi është në formë të mirë, falë përgatitjeve të mira që i kanë bërë para fillimit të edicionit.
“Jemi në formë të mirë, po besoj që kemi me vazhdu kështu. Kemi bë përgatitje të mira për me pas rezultate sa ma të mëdha që t’i arrijmë objektivat”, tha fillimisht Alidema për ‘GazetaBlic Sport’.
Ai shton se po e jep maksimumin, teksa shpreson që lëndimi i sotëm të mos jetë serioz.
“Ka qenë pak problem se kam pas pak lëndime që më kanë lënë jashtë, por tani jam kthy dhe tani po e jap maksimumin nga vetja. Lëndimi sotëm shpresoj që të mos jetë shumë i madh, që të kthehem përsëri”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


