Lajme

Ali Berisha: Tuxharllakut me prona i japim fund më 12 tetor

09/22/2025 12:51
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka dhënë një mesazh të qartë në kuadër të fushatës zgjedhore, duke u zotuar se do t’i japë fund keqmenaxhimit të pronave publike, raporton GazetaBlic.

“Tuxharllakut me prona i japim fund më 12 tetor!”, ka shkruar Berisha, duke lënë të kuptohet se një ndër prioritetet e tij do të jetë transparenca dhe mbrojtja e pronës publike.