Lajme

Ali Berisha takim me qytetarë në Baran- Komuna e Pejës ka degraduar totalisht, rikthehem për të kryer punët e papërfundura!

09/18/2025 19:59
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka zhvilluar takim me qytetarët e bashkësisë territoriale Baran.

Berisha tha se komuna e Pejës ka degraduar totalisht në të gjitha sferat e zhvillimit të saj dhe se e njëjta po keqmenaxhohet.

Ai tha se për këtë arsye ka vendosur të kthehet në proces për t’i kryer disa punë që kanë mbet pa u kry.

“Komuna e Pejës ka degraduar totalisht në të gjitha sferat e zhvillimit të saj. Komuna e Pejës nuk është duke u zhvilluar, është duke shkuar pas. Komuna e Pejës nuk e ka asnjë projekt zhvillimor që është zhvillu në këtë periudhë edhe pse hargjohen me miliona euro. Komuna e Pejës po keqmenaxhohet dhe për këtë arsye duke i parë të gjitha këto çështje, kemi provu bashkë me ju me u kthy në proces, me u kthy në proces edhe me i kry do punë që në atë periudhë na kanë mbet pa u kry” tha Berisha raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: