Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, së bashku me kryetarin e Aleancës Ramush Haradinaj kanë qëndruar sonte në Zahaq ku janë takuar me banorë të kësaj zone.
Berisha tha se dëgjuan nga afër shqetësimet e tyre dhe se kërkesat e tyre do t’i kthejnë në veprime konkrete.
“Sonte në Zahaq, bashkë me kryetarin Ramush Haradinaj, dëgjuam nga afër shqetësimet e banorëve. Kanale të ujitjes që nuk funksionojnë, mungesë kanalizimi si në pothuajse çdo lokalitet, nevoja për një çerdhe publike dhe një rrethrrotullim pranë shkollës, këto janë kërkesa të drejta që do t’i kthejmë në veprime konkrete.Rikthimi për Pejën tonë” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


