Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka renditur disa nga projektet e rendësishme që pritet të fillojë kur të vij në krye të kësaj komune.
Berisha renditi disa prej tyre duke filluar nga qarkorja e qytetit, Tranziti ka me u rregullu mirë dhe shumë nënkalime etj.
“Qyteti jonë sot e ka një problem të madh, mobilitetin. Qyteti jonë është i ngulafatun, ka me pas disa projekte jashtëzakonisht të rëndësishme për këtë qytet. Menjëherë me fillimin e qeverisjes komunale, pas prerjes dhe pas një auditimi të theksuar të çdo projekti në ketë komune kanë me fillu projektet e reja. Janë disa projekte jashtëzakonisht të rëndësishme për keteë qytet… qarkorja e qytetit tonë ka me fillu menjeherë, e cila ka me e shkarku qytetin. Tranziti ka me u rregullu mirë, ka me pas shumë nënkalime, një prej tyre nënkalimi ka me qenë në rrugën “Eliot Engel”, e cila ka me qenë një nënkalim i madh dhe ka me u mundësu qarkullimi i lirë i qytetarëve në pjesën e sipërme. Ka me qenë një parking i madh që ka me i shkarku të gjitha parkingjet e pjesës qëndrore të qytetit” tha Berisha raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


