Ali Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës, ka pritur në takim Ardian Gjinin, kandidatin për kryetar të Gjakovës, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se Gjini e ka transformuar komunën e tij në të gjitha aspektet për mirë.
Postimi i tij i plotë:
Kënaqësi ta pres sot në Pejë Kryetarin që ka transformuar për të mirë në të gjitha aspektet Komunën e tij!
Ardian Gjini, Kryetari i Gjakovës, është shembulli më i mirë se si kombinohet vizioni i avancimit të komunës me interesin nacional.


