Lajme

Ali Berisha: Për këto 12 vjet ka pasur shumë propagandë, por po shihet kush ka pasur projekte e investime strategjike

09/22/2025 19:24
nga:N K

Ali Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës, në postimin e tij të fundit në Facebook ka thënë se për këto 12 vjet sa nuk kanë qenë në pushtet ka pasur shumë propagandë, ka pasur shumë reklamime, mirëpo siç thotë ai, ka ardhur koha dhe po shihet kush ka pasë projekte, investime strategjike, zhvillimore të një komuniteti dhe kush ka pasur projekte minore, për militantë të partisë dhe për interesa të caktuara grupore.

“Shumë projekte këtu që janë zhvillu në këtë lokalitet, por qe janë projekte madhore, kanë ndodhë në kohën e qeverisjes tonë, ta mbajmë mend, rrugën prej Raushiqit deri në Nepole, në atë kohë ka ndodhë”, tha Berisha.

Ai po ashtu tha se të tjerët po krekosen nepër debate televizive se për 12 vjet i kanë ndërtuar katër shkolla.

“Ta dini që në kohën tonë, veç në Lug të Baranit janë ndërtu 3 shkolla”, tha Berisha.

Postimi i plotë: