Në një tubim të mbajtur në Leshan, kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Ali Berisha, ka theksuar rëndësinë e trajtimit të barabartë për të gjithë qytetarët e Pejës, duke theksuar se “Peja është e të gjithëve”, raporton GazetaBlic.
Berisha prezantoi projektet e mëdha të planifikuara për komunën, duke u zotuar për rikthim në shërbim të qytetarëve dhe për një Pejë më të zhvilluar dhe gjithëpërfshirëse.
“Rikthimi për Pejën tonë”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale, duke përcjellë mesazhin e bashkimit dhe të angazhimit për ndryshim pozitiv.


