Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, përmes një psotimi në Facebook ka thënë se qytetarët meritojnë ta dinë ku shkon çdo cent i tyre.
Berisha ka potencuar se rikthimi i tyre garanton publikim online në kohë reale të kontratave dhe tenderëve.
“Me rikthimin tonë, Peja do të udhëheqë me transparencë dhe besim publik” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Qytetarët meritojnë ta dinë ku shkon çdo cent i tyre. Rikthimi ynë garanton publikim online në kohë reale të kontratave dhe tenderëve. Me rikthimin tonë, Peja do të udhëheqë me transparencë dhe besim publik.


