Kandidati i AAK-së për deputet me numrin 23, Ali Berisha, para pak dite zhvilloi një tubim energjik me banorët e lagjes Dardania, ku mori pjesë edhe Gjeneral Daut Haradinaj, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se kjo javë ka dëshmuar besimin e qytetarëve për të ardhmen e Kosovës dhe angazhimin për zhvillim dhe anëtarësim në NATO.
Berisha falënderoi përkrahësit dhe u shpreh i motivuar për punën që ka përpara.
Postimi i plotë:
Sonte zhvilluam një tubim të jashtëzakonshëm me banorët e lagjes Dardania, ku përveç kandidatëve tanë për deputetë, na nderoi edhe Gjeneral Daut Haradinaj me pjesëmarrjen e tij. Ishte një takim plot energji dhe frymëzim që na motivon të ecim përpara.
Kjo javë që lam pas ka dëshmuar edhe një herë se Kosova ka besim dhe shpresë për të ardhmen. Në çdo bashkëbisedim, të madh apo të vogël, shohim vendosmërinë për ta zhvilluar këtë vend dhe për të marrë vendime të rëndësishme. Na pret shumë punë përpara – për një Kosovë që anëtarësohet në NATO dhe që ecën drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
Faleminderit të gjithëve për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme, krenar me ju!
137✅ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
1✅ Ramush Haradinaj
23✅ Ali Berisha