Lajme

Ali Berisha fton qytetarët e Pejës të marrin pjesë në tubimin qendror të AAK-së

10/04/2025 12:28
nga:Sh R

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, fton qytetarët e Pejës, të marrin pjesë në tubimin qëndror të hënën, nga ora 19:00, raporton GazetaBlic.

Berisha ka njoftuar se në këtë tubim do të flasin për programin ‘Rikthimi për Pejën tonë’ dhe do të prezantojnë kandidatët për asamble.

Postim i plotë:

Të dashur qytetarë të Pejës,

Ju ftoj që të hënën, nga ora 19:00, të bëhemi bashkë në tubimin tonë qendror, ku do të flasim për programin ‘Rikthimi për Pejën tonë’ dhe do të prezantojmë kandidatët tanë për asamble.

Ju pres. Një Pejë e kemi 🫶🏼