Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, tha se qytetarët do të bashkohen kundër atyre që mashtrojnë e s’punojnë.
Ai theskoi se atyre që fyejnë, injorojnë e mashtrojnë, qytetarët ua tregojnë vendin më 12 tetor.
“Kemi ndërtu një program zgjedhor. Të tjerët daliN nëpër emisione të ndryshme televizive me mungesë guximi për debat, dalin e bëjnë monolog dhe thonë që s’kanë program. Dalin e tregojnë arrogancë, fyejnë të tjerët, fyejnë kolegët kundërkandidat dhe mendojnë se qytetarët e Pejës e vlerësojnë atë. Jo, qytetarët e Pejës gjithmonë kanë dit me i vlerësu vlerat dhe besoj edhe kësaj radhe qytetarët e Pejës kanë me dit me i vlerësu vlerat dhe arrogancën, atyre që fyejnë, injorojnë, do t’ua tregoj vendin me 12 tetor. Besimi për këtë qeveri komunale të tashme i ka ardhë fundi” tha Berisha raporton “Gazeta Blic”.
Video e plotë:
;


