Lajme

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për viktimat e familjes Arsllani që vdiqën në aksidentin e djeshëm

01/03/2025 12:03
nga:Y I

Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, ka shprehur ngushëllime për viktimat e familjes Arsllani nga fshati Gërçec, që vdiqën si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje në lumit Vardarë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kjo tragjedi i ka tronditur të gjithë dhe i ka lënë me zemra të thyera.

“Ndaj dhimbjen dhe pikëllimin me familjarët dhe miqtë e tyre, duke lutur që Zoti t’u japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të madhe”.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjen Arsllani. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe ndjejmë dhimbjen tuaj si tonën”.

“Lutemi që engjëlli i vogël i shpëtuar të rritet me forcën e kujtimeve të bukura për familjen e tij. Zoti i mëshiroftë shpirtrat e tyre dhe ua lehtësoftë dhimbjen të afërmve”, ka thënë Ahmeti.

Nga aksidenti në fjalë kanë mbetur të vdekur katër persona, njëri prej tyre është ende në kërkim, dhe është shpëtuar një foshnje.