Lajme

Ali Ahmeti rizgjidhet kryetar i BDI-së

12/20/2025 18:45
nga:Sh R

Ali Ahmeti është rizgjedhur sërish kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim BDI.

Kjo u bë e ditur përmes Kongresit të pestë që u  mbajt sot, nga partia në fjalë.

Sakaq, Arbër Ademi u vendos të jetë Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, ndërsa Sekretar organizativ është zgjedhur Nebi Rexhepi.