Drejtori i Zyrës së Shtypit në PD, Alfred Lela u shpreh se sot Sali Berisha ndodhet në shtëpi pranë familjarëve të tij.
Ai tha gjatë intervistës në Euronews se sot nuk do të ketë asnjë reagim nga Berisha për ngjarjen e djeshme brutale, pasi gjithçka e tha dje.
“Zoti Berisha ka marrë me dhjetëra mesazhe nga miq të tij të huaj. Ambasada amerikane, britanike kanë reaguar. Berisha një ditë pas goditjes brutale ndodhet nën ngrohtësinë e familjes, ku do të ndodhej gjithsecili prej nesh. Mos prisni sot reagim nga Berisha. Berisha e bëri dje reagimin si burrë në një mënyrë epike, pavarësisht sulmit ai qetësoi gjakrat, rezistoi si burrat dha një konferencë shtypi mbi 30 minuta”, u shpreh Lela.


