Showtime

Alfred Cako tregon se kush do ta fitojë çmimin e madh të Big Brother VIP

02/13/2022 20:18
nga:Donika Fetahu

Konspiracionisti i njohur shqiptar, Alfred Cako, së fundmi ka folur rreth “Big Brother Vip”, ku edhe ka treguar emrin që sipas tij do ta fitoj këtë sezonë.

I ftuar në një emision u pyet se kush mendon se do ta fitoj këtë “BBV”, ai u përgjigj pa hezituar duke thënë Iliri, shkruan GazetaBlic.

“Me aq sa e kam ndjekur. Më pëlqen inteligjenca e Ilirit. Më pëlqen dhe Beniada Nishani pasi është e çiltër dhe e lezetshme, me shqipen e çalë”,  tha ai./GazetaBlic/