Sporti

Alfa Romeo: Zhou është me vetëdije, është duke biseduar dhe nuk ka fraktura

07/03/2022 17:08
nga:E K

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Formula 1 e cila po zhvillohet në Britani.

Garuesi Zhou Guanyu ka pësuar aksident ku është rrokullisur me makinën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Garuesi i Alfa Romeo u aksidentua pasi makina e tij mori një goditje nga Russell.

Skuadra e Zhou Guanyu ka konfirmuar se garuesi i tyre është mirë edhe ka vetëdije.

“Zhou është me vetëdije, ai është duke biseduar dhe nuk ka fraktura”, ka thënë skuadra e Alfa Romeo, për pilotin tjetër të skuadrës, Valtteri Bottas”.

Pasur parasysh rrethanat, gjendja e tij është goxha e mirë”, u tha tutje.

/GazetaBlic Sport/