Kiliani, Alexis Sanchez mund të largohet nga Interi dhe, sipas burimeve të afërta me sulmuesin, mund të rikthehet në Barcelonë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Alexis mirëpret një rikthim te Barça, një klub për të cilin ai ka një vlerësim të madh. Ai ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me Xavi dhe kjo mund të jetë thelbësore që procesi të realizohet”, thanë burimet për gazetën El Deportivo de La Tercera.
Emri i ndërkombëtarit kilian iu vu në dukje Blaugranëve në merkaton e fundit, në merkaton e dimrit, por prioritet ishte transferimi i Ferran Torres.
Alexis Sanchez, 33, iu bashkua Interit në janar 2020 si huazim nga Man. United, dhe që atëherë ai ka 99 ndeshje, 17 gola dhe 19 asistime.
/GazetaBlic Sport/


