Sporti

Alexis Sanchez drejt rikthimit te Interi

08/21/2023 14:03
nga:E K

Alexis Sanchez është afër rikthimit te ish skuadra e tij, Inter.

Siç raporton, Fabrizio Romano, drejtori i “Nerazzurëve“, Marotta ka konfirmuar se Sanchez ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer te skuadra nga Milani, shkruan GazetaBlic Sport.

Sanchez ishte pjesë e Inter nga viti 2019 deri në vitin 2022.

/GazetaBlic Sport/