Trajnerët e Newcastle duan të rinovojnë kontratën e Alexander Isak, por sipas raportimeve nga Anglia, lojtari dëshiron pothuajse trefishin e pagës për të qëndruar.
Sipas kontratës së tij aktuale, ai fiton rreth 7 milionë euro në vit dhe thuhet se kërkon rreth 18 milionë euro për të qëndruar te Newcastle.
Nëse “Magpies” arrijnë ta mbajnë Isak këtë verë, mes interesit të fortë nga Liverpooli dhe klubet në Arabinë Saudite, ata do të gjenden në një situatë shumë më të vështirë verën e ardhshme nëse ai nuk nënshkruan një zgjatje të kontratës.
Isak ka kontratë me Newcastle deri në qershor të vitit 2028, pasi nënshkroi një marrëveshje gjashtëvjeçare me klubin. Klubi e transferoi atë nga Real Sociedad për 63 milionë funte në vitin 2022.
Sulmuesi shënoi 27 gola dhe dha gjashtë asiste në 42 paraqitje për Newcastle në të gjitha garat gjatë sezonit 2024/25.
/GazetaBlic Sport


