Sporti

Alexander-Arnold është afër një rikthimi në fushat e blerta

04/16/2025 18:09
nga:Lorik J

Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold vazhdon rikuperimin nga një dëmtim në kyçin e këmbës dhe tashmë është rikthyer në stërvitje.

Anglezi ka munguar në katër ndeshjet e fundit pasi pësoi një lëndim në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain në Anfield.

Alexander-Arnold mori pjesë vetëm në disa elementë të seancës së së mërkurës.

Data më e mundshme e kthimit është ndeshja në shtëpi e Tottenham Hotspur të dielën e ardhshme.

/GazetaBlic Sport