Alex Sandro ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Mbrojtësi i krahut të majtë të Juventusit, Sandro, është testuar pozitiv me koronavirus gjatë grumbullimit me Brazilin, raporton GazetaBlic Sport.
Lajmin e ka komunikuar Federata e Futbollit të Brazilit.
Ylli i Juventus është në izolim deri në një testim negativ.
/GazetaBlic Sport/


