Sporti

Alex pëson atak kardiak, kjo është gjendja e tij shëndetësore

06/04/2022 10:44
nga:Mergim Rreci

Ish reprezentuesi brazilian, Alex, fatkeqësisht pësoi një atak në zemër dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Megjithatë, ish-mbrojtësi i bluve, fatmirësisht duket se është në gjendje stabile dhe tani po rikuperohet në spital, transmeton GazetaBlic Sport.

Klubi i Santos ka lëshuar një video, atje ku Alex tha disa fjalë, duke treguar se tashmë po fillon të përmirësohet.