Sporti

Alex Ferguson lavdata për Andy Robertson dhe Kieran Tierney

04/22/2021 18:31
nga:Lorik J

Trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka lavdëruar dy yjet skoceze që luajnë në Premierligë, Andy Robertson dhe Kieran Tierney.

Duke folur për ekipin kombëtar skocez, Sir Alex Ferguson ka thënë se Skocia po luan mirë dhe ka yje të mëdha të futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ka veçuar mbrojtësit e Liverpool dhe Arsenal për formën e tyre të mirë.

“Kieran Tierney ka qenë fantastik në Arsenal, absolutisht fantastik, Andy Robertson dy vitet e fundit në Liverpool ka qenë i pabesueshëm“, ka deklaruar ish trajneri i United.

/GazetaBlic Sport/