Sporti

Alessio Romagnoli rezulton negativ në testin e fundit për COVID-19, nga nesër do të jetë në dispozicion të Milanit

01/17/2022 10:20
nga:L J

Skuadra e Milanit ka njoftuar se mbrojtësi i tyre, Alessio Romagnoli ka rezultuar negativ ndaj Covid-19.

Romagnoli do të kthehet në stërvitjet e Milanit që nga dita e nesërme dhe ai do të jetë i gatshëm për sfidat e radhës, përcjell GazetaBlic Sport.

Kuptohet se ai sonte nuk do të jetë në dispozicion të Piolit – në ndeshjen ndaj Spezias që luhet nga ora 18:30 në San Siro.

“AC Milan njofton se Alessio Romagnoli ka rezultuar negativ në testin për Covid-19. Alessio është rikuperuar dhe nga nesër do të jetë në dispozicion të stafit teknik”, njofton klubi Rossoner.

/GazetaBlic Sport