Uncategorized

Alergologjisë i shtohet një doktor shkence, Dr. Leonora Svarça

06/14/2026 16:36
nga:Gazeta Blic

Një arritje e rëndësishme akademike është shënuar në fushën e alergologjisë dhe imunologjisë klinike.

Dr. Leonora Svarça ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës në Ss. Cyril and Methodius University in Skopje, në programin Mjekësi Klinike, në lëmin e Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike.

Me fitimin e titullit Doktore e Shkencave Mjekësore (PhD), Dr. Leonora Svarça i bashkohet radhës së profesionistëve që kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve akademike dhe shkencore në fushën e alergologjisë dhe imunologjisë klinike.