Lajme

Alergjitë pranverore, ndërlikimet në shëndet dhe si mund të mbrohemi

03/28/2024 09:37
nga:N K

Enis Halimi alergolog, imunolog në një prononcim për Gazeta Blic ka folur rreth alergjive pranverore, ku tregon simptomat si dhe mbrojtjen ndaj alergjive në këtë stinë.

Ai thotë se alergjitë, janë një reagim jonormal i sistemit imunitar.

“Alergjitë janë reagim jonormal i sistemit imunitar ndaj ndonjë substance, qoftë ajo polen, helm insektesh, akariene, ushqime, medikamete”, tha ai për GazetaBlic.

Alergologu, tregon për alergjitë inhalatore që prekin sistemin respirator dhe flet po simptomat.

“Janë simptomat përkatëse, p.sh. alergjitë inhalatore ato që prekin sistemin respirator manifestohen me: kolle, skuqje të syve, rrjedhje hundesh, kruarje hundesh, kruarje e veshit, teshtima të shpeshta”, tha ai.

Krahas kësaj ai na tregon dhe për alergjitë ushqimore se si manifestohen.

“Alergjitë ushqimore manifestohen me skuqje lekure, kruarje lekure, barkqitje, fryerje barku, që mund të përkeqësohen dhe të prekin frymemarrjën”, u shpreh ai.

Halimi shton, se alergjitë e pranverës janë kryesishtë që prekin sisitemin respirator.

“Alergjitë e pranverës janë kryesisht ato që prekin sistemin respirator, dhe ato janë alergjitë nga polenet e ndryshme drunjtë e larte, bari dhe drithërat, shkurret, por s’duhet të përjashtojmë dhe alergjitë e tjera që mund të paraqiten po ashtu në pranvere”, tha ai.

Tutje ai tregon se si të mbrohemi nga alergjitë.

“Mbrojtja nga alergjia përfshinë masa të ndryshme që lidhen me shmangien e ekspozimit ndaj alergjeneve të caktuar, marrja e terapisë, konsulta e rregullt me alergologun, në mënyrë që pasojat për shëndetin të jenë sa më të vogla”, u shpreh ai.

“Konsulta dhe vizita te mjeku alergolog, është rruga e vetme që duhet ta ndjekin personat me alergji”, deklaroi ai për “Gazeta Blic”.