Ka përfunduar takimi mes liderëve të Ballkanit Perendimor në Brdo të Sllovenisë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit.
Derisa pritet adresimi zyrtar i nikoqirëve presidentëve slloven Borut Pahor dhe atij kroat Zoran Milanoviq, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq foli për atë që ngjau në takim.
Duke iu referuar homologes kosovare, Vjosa Osmani vetëm si pala e Prishtinës, Vuciq tha se nuk i pranon “komandat” e saj e cila deklaroi se Serbia duhet ta njeh Kosovën shtet të pavarur.
Presidenti serb tha se kjo nuk bënë kështu dhe Beogradi nuk punon me kërcënime. Sipas Vuciq pala serbe është e gatshme për zgjidhje kompromisi për arritjen e së cilës s’ka gjasa reale, njofton klani.
Ndryshe në konkluzionet e Samitit që pritet të publikohen nuk është pranuar idea e Vuciq që kur flitet për mos ndryshimin e kufijve në rajon të përmendet OKB-ja dhe rezolutat e saj .
Aktakuzë kundër nëntë doganierëve, dyshohet se miliona euro i shkaktuan dëm buxhetit të Kosovës