Sporti

Aleksander Isak në radar të Arsenal

09/03/2021 14:03
nga:E K

Arsenali ishte ekipi që shpenzoi më shumë në Premier League këtë verë duke afruar disa lojtarë në mesfushë dhe në mbrojtje.

Sulmi ishte reparti i vetëm që nuk pësoi ndryshime veç largimit të Willian dhe drejtuesit tani duan një goditje tjetër për të sistemuar sulmin.

Emri i përzgjedhur nga Topçinjtë është ai i Aleksander Isak, sulmuesi suedez i Sociedad që po bën mirë në Spanjë dhe me kombëtaren. Gjithsesi më parë për të nisur një operacion të tillë, klubi duhet të largojë njërin mes Aubameyang dhe Lacazette.