Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev pretendon se 185,000 rekrutë të rinj i janë bashkuar ushtrisë ruse si ushtarë profesionistë me kontratë që nga fillimi i vitit.
Në një video të postuar në Telegram, aleati i Putinit tha se pothuajse 10,000 rekrutë ishin bashkuar javën e kaluar, pas rebelimit të armatosur jetëshkurtër nga grupi i mercenarëve Wagner.
Kryengritja përfundimisht u ndërpre dhe luftëtarëve të saj iu dha mundësia të regjistroheshin si ushtarë të rregullt, shkruan Skynews.
Medvedev u emërua në fillim të këtij viti në një rol mbikëqyrës të prodhimit të brendshëm ushtarak të Rusisë.


