Lajme

Aleanca thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

08/13/2026 13:12
nga:L J

Grupi Parlamentar i Aleancës do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme për media në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, konferenca do të nisë në ora 13:30 dhe do të mbahet në Hollin e Kuvendit të Kosovës.

Konferenca pritet të adresojë zhvillimet e fundit në Kuvend dhe situatën e krijuar nga mos-konstituimi i këtij institucioni.