Lajme

Aleanca e Gruas në Junik i jep përkrahje të fuqishme Agron Kuçit

10/07/2025 22:13
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, ka marrë përkrahje nga Aleanca e Gruas në Junik, raporton Gazeta Blic.

“Në këtë takim Kryetari Kuçi prezantoi programin zgjedhor, ku gratë si shtyllë e familjes dhe shoqërisë, do të kenë rol të veçantë edhe në jetën institucionale”, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

Aleanca e Gruas në Junik i jep përkrahje të fuqishme Kryetarit në ardhje Agron Kuçi.

Kryetari Kuçi u mirëprit nga Aleanca e Gruas në Junik, ku në këtë tubim madhështor u rikonfirmua përkrahja e fuqishme që gëzon Kryetari në ardhje Agron Kuçi, nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

Në këtë takim Kryetari Kuçi prezantoi programin zgjedhor, ku gratë si shtyllë e familjes dhe shoqërisë, do të kenë rol të veçantë edhe në jetën institucionale.

Mbështetja e madhe që mori Agron Kuçi sonte nga Aleanca e Gruas, vulosi fitoren pa balotazh në zgjedhjet e 12 tetorit, ku Juniku do të rikthehet në rrugën e pandalshme të suksesit dhe zhvillimit ekonomik.

Voto Agron Kuçi 174