Sporti

Alderweireld njofton largimin nga Tottenhami, befason me ekipin e ri

07/27/2021 16:41
nga:L J

Klubi i Tottenham njoftoi të martën se mbrojtësi i tyre qendror, Toby Alderweireld, 32 vjeçar, po largohet nga Londra për t’u bashkuar me klubin e Katarit, Al-Duhail.

Mbrojtësi belg, mbërriti në Londër në vitin 2015 nga Atletico Madrid. Tani, Alderweireld ka bërë 236 paraqitje në gjashtë vitet e tij me Spurs, përcjell GazetaBlic Sport.

Në llogarinë e tij në Twitter, lojtari postoi një mesazh për tifozët.

“Gjashtë vjet, një finale e Ligës së Kampionëve dhe kaq shumë kujtime. Ju më bëtë të ndjehem sikur isha pjesë e klubit tuaj në momentin që dola në White Hart Lane. Ky klub do të jetë gjithmonë në zemrën time dhe të familjes time”, shkroi ai.

/GazetaBlic Sport