Sporti

Alcaraz i jep fund bashkëpunimit me trajnerin pas shtatë vitesh

12/17/2025 14:52
nga:Lorik J

Tenisti numër një në botë, spanjolli Carlos Alcaraz, njoftoi sot se po ndahet nga trajneri i tij, Juan Carlos Ferrer pas shtatë vitesh bashkëpunimi.

“Është shumë e vështirë për mua të shkruaj këtë njoftim. Pas më shumë se shtatë vitesh së bashku, unë dhe Juanki kemi vendosur t’i japim fund historisë sonë të përbashkët si trajner dhe lojtar.”

“Faleminderit që i bëtë ëndrrat e mia realitet”, shkroi Alcaraz në rrjetet e tij sociale në një postim të shoqëruar me foto të tij duke përqafuar Ferrerën.

Ferrero filloi të stërviste Alcaraz kur ishte 15 vjeç. Nën drejtimin e Ferreros, Alcaraz fitoi gjithsej 24 tituj, përfshirë gjashtë tituj Grand Slam.

/GazetaBlic Sport