Sporti

Alcaraz e rrëzon Djokovicin nga froni, spanjolli bëhet tenisti numër një në botë

06/25/2023 17:34
nga:L J

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz është fituesi i turneut ATP në Londër, pasi mposhti në finale australianin Alex de Minaur 6:4, 6:4. 

Pas ndeshjes së parë, kur iu desh të luante tre sete kundër francezit Arthur Rinderknech, Alcaraz i fitoi shumë lehtë dhe bindshëm të gjitha ndeshjet e tjera në Queens, pa humbur asnjë set. Për Alcaraz, ky ishte titulli i njëmbëdhjetë i ATP-së në karrierën e tij, dhe i pari në një sipërfaqe me bari.

Pas këtij triumfi, 20-vjeçari spanjoll nga e hëna do të jetë sërish tenisti numër një në botë, përpara Novak Djokovicit, i cili bie në vendin e dytë. De Minaur, australiani i parë që arrin në finalen e Londrës që nga Lleyton Hewitt në 2006, mbetet në shtatë tituj ATP.

/GazetaBlic Sport