Lajme

“Albulena mos bëj zhurmë prapa”- Arben Gashi kritika Haxhiut për zhurmë në Kuvend

11/10/2022 11:06
nga:Y I

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, që t’ia mundësojë fjalën e tij në seancën e sotme.

Ai deklaroi kështu pasi tha se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është duke bërë zhurmë.

“Albulena, mos bëjë zhurmë prapa, jam duke mbajtur diskutim. Albulena, mundem me ta ndal zhurmën fjalën. Kryetar, krijom kushte të mbahet seanca”.

“Zhurma e juaj do të jetë gjithmonë me e ulët se sa argumenti dhe përkushtimi ynë për punë, sado që bëni zhurmë pak do të jetë përballë argumentit”, ka thënë Gashi.