Lajme

Albulena Haxhiu vendos ta vazhdojë seancën pa PDK-në, kalon te LDK-ja

09/11/2026 15:02
nga:L J

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu në seancën që po vazhdon, ka vendosur të konstatojë se Partia Demokratike e Kosovës po refuzon ta ushtrojë të drejtën kushtetuese, për propozimin e kandidatit për nënkryetar.

Kësisoj, ajo tha se seanca duhet të vazhdojë dhe kaloi te Lidhja Demokratike e Kosovës, duke i ftuar ta propozojnë emrin e tyre.