Lajme

Albulena Haxhiu uron 8 Marsin: Çdo arritje e grave është hap përpara për shtetin

03/08/2026 09:01
nga:Genita C

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar gratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se më 8 Mars nderohet kontributi i grave në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të fortë dhe më të barabartë. Sipas saj, çdo arritje e grave përbën një hap përpara për shtetin dhe demokracinë.

“Çdo arritje e grave është një hap përpara për shtetin dhe demokracinë tonë. Urime 8 Marsi!”, ka shkruar Haxhiu.