Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje të formohet pa vonesë komisioni Hetimor Parlamentar për zjarrin në IML
Haxhiu tha se hetimet preliminare thonë për zjarr por se edhe ajo, si opozita, nuk e besoj diçka të tillë.
“Kuptova që në kete Kuvend eshte permendur zjarri ne IML.Hetimet preliminare thonë se ka patur një defekt në sistemin elektrik, por edhe unë njësoj si ju nuk mund të besoj në këtë, sepse jorrallëherë Instituti është përfshirë në raste të tilla.Ju kërkoj me shpejtësi dhe pa vonesë ta themeloni Komisionit Hetimor dhe të shohim ndër vite se si kanë ndodhur ngjarjet’ tha Haxhiu raporton Gazeta Blic.
Pas fjalës së Haxhiut, është deklaruar edhe njëherë Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Ai tha se e mbështesin përkrahjen e Haxhiut për themelimin e këtij komisioni.
/Gazeta Blic/


