Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu gjatë qëndrimit në Hagë në ditën e dytë ka njoftuar se kanë takuar Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinaj, raporton Gazeta Blic
Njoftimin e ka bërë Adnan Rrustemi nga Lëvizja vetëvendosje.
Sipas tij gjatë qëndrimit në Haga ata u njoftuan për së afërmi me kërkesat, trajtimin dhe aspektet tjera që ndërlidhen me Specialen.
Njoftimi:
Së bashku me Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetin Erxhan Galushi, gjatë vizitës Dhomave të Specializuara, dje takuam Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Rexhep Selimin, kurse sot, Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn.
Ishte vizitë institucionale dhe e rëndësishme. Në këto takime u njoftuam për së afërmi me kërkesat, trajtimin dhe aspekte të tjera që ndërlidhen me Gjykatën.


