Lajme

Albulena Haxhiu reagon pas vrasjes së gruas në Skënderaj: Përgjegjëse janë institucionet, urgjentisht të ndërmerren masa disiplinore!

01/06/2022 22:09
nga:Y I

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për vrasjen e gruas nga burri i saj në Llaushë të Skenderajt.

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se përgjegjëse për këtë vrasje janë institucionet, dhe se për këtë sipas saj duhen marrë masa disiplinore.

“Për vrajsen e rëndë në Llaushë të Skenderajt janë përgjegjës institucionet prandaj përveç dënimit maksinal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e të ndjerës” shkruan Haxhiu në Facebook.

Reagimi i plotë:

Edhe sa gra duhet të vriten nga bashkëshortët, në mënyrë që të ketë veprime dhe reagime të menjëhershme në rastet e dhunës në familje?

Për vrajsen e rëndë në Llaushë të Skenderajt janë përgjegjës institucionet prandaj përveç dënimit maksinal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e të ndjerës.

Nuk kanë vend në institucione këta njerëz!

Vrasja e Lirije Qerimajt, nesër protestohet në Skënderaj