Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka bërë publike listën e pasurive të konfiskuara sot kriminelit serb, Milan Radojiçiq.
Ajo ka thënë se Radojçiq u bë milioner përmes krimit, ndërsa qytetarëve terrorin e varfërimin, raporton Gazeta Blic.
“Dokumentet më poshtë janë lista të gjata të pasurive të shumta të konfiskuara dhe sekuestruara të një kryekrimineli që vet është bërë milioner ndërkohë që qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit” shkruan Haxhiu.
Në fund Haxhiu potencon se ” ka ardhë koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen”
Postimi i plotë:


