Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka përfunduar intervistimin nga organet e rendit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, në Prishtinë.
Haxhiu ka akuzuar Prokurorinë Speciale se po tenton të pengojë reformat në drejtësi.
Pas mbi dy orë intervistim nga Prokuroria Speciale, Haxhiu tha se është pyetur për deklaratat e saja për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës si dhe sqarimit të deklaratës së saj lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara.
Sipas saj, prokuroria më shumë po rrinë në profilin e saj në Facebook, sesa po kryen përgjegjësitë e saja ligjore./kp/


